Kushtet e Përdorimit
Duke përdorur platformën JobsPrishtina.com, ju pajtoheni me kushtet e mëposhtme të shërbimit, në përputhje me Ligjet e Republikës së Kosovës. Ju ftojmë t’i lexoni me kujdes.
1. Qëllimi i platformës
JobsPrishtina është një platformë për publikimin dhe menaxhimin e konkurseve për punësim. Aplikuesit nuk kanë nevojë të krijojnë llogari. Klientët (punëdhënësit) mund të krijojnë profile për të menaxhuar konkurset dhe aplikimet.
2. Privatësia dhe të dhënat
Të dhënat personale ruhen në mënyrë të sigurt në serverët e Hetzner dhe administrohen në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
3. Përdorimi i lejueshëm
Përdorimi i platformës për qëllime të paligjshme, mashtruese apo të dëmshme ndalohet. Ne rezervojmë të drejtën për të fshirë ose kufizuar aksesin në raste të keqpërdorimeve.
4. Të drejtat e autorit
Përmbajtja e kësaj platforme (tekstet, imazhet, kodi) është pronë e JobsPrishtina ose e palëve të treta me leje përdorimi. Riprodhimi pa autorizim është i ndaluar.
5. Ndryshime në kushte
Kushtet mund të përditësohen pa njoftim paraprak. Versioni i fundit do të jetë gjithmonë i qasshëm në këtë faqe dhe i shënuar me datën e përditësimit më poshtë.
6. Kontakt dhe ankesa
Për çdo pyetje, kërkesë ose ankesë në lidhje me këto kushte, mund të na kontaktoni në: [email protected].
Përditësuar më: 13.05.2025 14:08